9999999999s:1065:"Te Deloitte, na udhëheq përkushtimi për t’i ndihmuar klientët, njerëzit dhe komunitetet të zhvillohen. Duke bashkëpunuar me më të mirët, ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh në industri të ndryshme. Qoftë duke transformuar organizata, duke mbrojtur tregjet financiare apo duke mbështetur qeveritë në forcimin e shoqërive, ndikimi ynë i përditshëm është i pakufishëm.

Në Shqipëri, shërbimet ofrohen nga Deloitte Albania sh.p.k., pjesë e Deloitte Central Europe South Cluster dhe anëtare e Deloitte Central Europe Holding Limited. Që prej vitit 1996, Deloitte Albania është një nga organizatat kryesore të shërbimeve profesionale në vend, duke ofruar auditim, taksa, shërbime ligjore, konsulencë, menaxhim risku, këshillim financiar dhe shërbime digjitale përmes një ekipi prej mbi 420 profesionistësh vendas dhe të huaj.

Deloitte vlerësohet si një nga punëdhënësit më të mirë në Shqipëri, një zhvillues i fuqishëm karriere për të rinjtë dhe një model frymëzues në diversitet dhe përfshirje.";